Kjo Web-faqe është hapur për herë të parë, me rastin e "Ditës së shkollës", "Festës së Pavarësisë" dhe "Ditës së Mësuesit" (2014).
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Pjetër Bogdani"(foto 1) , në Prishtinë është themeluar ne vitin 1955, te vendosur asokohe ne objektin e ish-shkolles se mesme teknike, tashme gjimnazi shoqeror, ndersa më 28 maj 1962 jemi vendosur ne objektin qe gjendemi tani, ku që nga ajo kohë kishte një numër të madh të nxënesave. Ajo ndodhet afër qendrës se qytetit (të vjetër) të Prishtinës në rrugën "Antigona Fazliu", pn. Tani shkolla ka 934 nxënës, 45 mësimdhënës, një shtëpiak, dy roje nate dhe 6 punëtorë teknik. Shkolla punon me 2 turne/ ndërrime. Shkolla jonë menaxhon edhe Paralelen e Ndarë (objektin shkollor) në lagjen (fshatin) Kolovica e Vjetër, në të cilën ka gjithsej katër (4) nxënës, një mësuese klasore, një mësuese e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe një mirëmbajtëse teknike e objektit.
Tani, mësimi zhvillohet vetem ne gjuhen shqipe dhe kapaciteti momental eshte 935 nxenes, 59 punetore, prej tyre gjithsej 44 mësimdhënës.
Institucioni disponon me një hapësirë të brendshme dhe të jashtme që ështe i përshtatshëm me numrin e nxënësve që ka shkolla.
Institucioni udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtori i shkollës, zv.drejtori, sekretarja, psikologia (dhe bibliotekarja, e cila eshte pensionuar tashme dhe jemi ne pritje te nje bibliotekareje te re qe do ta punesoje DKA, qe nga shtatori i vitit shkollor 2014/2015),
të cilët bashkëveprojne me të gjithë akterët dhe këshillat e shkollës, të cilët jane funksional gjatë gjithë vitit.
Mësimdhënësit janë të kualifikuar dhe të trajnuar për punën edukativo-arsimore. Shkolla ka bashkëpunim të rregullt me shkollat tjera, ku ka një etikë të fortë, të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin. Shkolla është institucion gjithëpërfshirës e cila, veprimtarinë e vet e realizon në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës parafillore, fillore dhe të mesme të ulët. Në shkollën tonë përfshihet mësimi inkluziv me fëmijët me aftësi të kufizuar dhe me fëmijët e komuniteteve pakicë, pa dallim etnie apo kulture dhe fëmijët e grupeve të margjinalizuara apo pafavorizuara. Bëhet përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, e më gjerë, gjithashtu zhvillojmë te nxënësi respektin për mjedisin dhe respektohen maksimalisht të drejtat e të gjitha komuniteteve .
UDHËHEQËSIA E SHKOLLËS
Udhëheqja e shkollës proceson cilësitë që i mundësojnë udheheqesit ti bejë ballë çdo situate dhe për të marrë komandën me mbikëqyrjen, delegimin,
dhe sigurimin e udhëzimeve.
EDUKIMI DHE LEGJISLACIONI
Si parim, ne kuptojmë rëndësinë dhe respektimin e të gjitha ligjeve që rregullojnë shkollën shtetërore (publike) duke u bazuar në politikat menaxhuese te DKA-së dhe Masht-it. Ne gjithnjë jemi të gatshëm të vlerësojmë punën e mesimdhënësve dhe nxënësve nën kujdesin tonë, duke qenë në përputhje dhe brenda kufijve ligjitim.
DETYRAT KRYESORE
Ne kemi detyra me prioritete të mëdha, për të kaluar një ditë me proces mësimor të suksesshëm. Njëra nga këto detyra kryesore është që të sigurojë një atmosferë promovuese me cilësi të lartë të mësimit në baza ditore.
NGRITJA E PERFORMANCËS SË MËSIMDHËNËSVE
Vlerësimi i mësimdhënies është proces nëpër të cilin duhet të kalojë një pjesë e menaxhimit të shkollës. Administrimi i shkollës bëhet në mënyrë qe mësuesit duhet vlerësuar vazhdimisht dhe duhet mbikëqyrë ecurinë ditore . Menaxhmenti i shkollës është mirë i informuar rreth asaj që ndodh brenda dhe jashtë shkollës në çdo kohë. Kjo është e mundur me monitorim të vazhdueshëm. Një pjesë e rëndësishme e mbikëqyrjes është për të motivuar stafin dhe mësimdhënësit për t’u përmirësuar në çdo fushë të mësimdhënies.
KLIMA (ATMOSFERA) NË SHKOLLË
Ne punojme qe te krijojmë një atmosferë respekti në shkollë ndërmjet udhëheqësve (administratorëve), mësimdhënësve, stafit mbështetës, nxënësve, prindërve dhe anëtarëve tjerë të komunitetit. Nëse respekti reciprok është me të vërtetë i pranishëm në mesin e të gjithë akterëve brenda komunitetit shkollor, atëherë mësimnxënia do të rritet ndjeshëm. Ne si udhëheqës respektojmë mësuesit tanë, në mënyrë që të gjejmë respektin e tyre përkrah ndikimit tonë dhe respektit të ndërsjellë. Me respekt të ndërsjellë qëllimet tona do të vijnë deri te reflektimi pozitiv i vazhdueshëm te nxënësit e shkollës sonë.. Një atmosferë e respektit është e favorshme për mësimnxënie në një normë më të madhe dhe në një nivel më të lartë.

(Foto 2) Paralelja e ndarë në lagjen (fshatin) Kolovicë e Vjetër
FOTO GALERIA E DISA AKTIVITETEVE
LEGJISLATIVI ZYRTAR
Admin of this page: Liridon Maliqi, director